Logo Loading

Pedodontia, e njohur ndryshe edhe si Stomatologjia Pediatrike është një degë e stomatologjisë e cila synon mbrojten e shëndetit të dhëmbëve të qumshtit si dhe dhëmbëve të përhershëm të fëmijeve të grup moshës 0-14 si dhe trajtimin e sëmundjeve të zhvilluara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organisation-WHO) dhe  Akademia Amerikane  e Stomatologjisë Pediatrike (American Academy of Pediatric Dentistry-AAPD), rekomandojnë që vizita e pare të ekzaminimit stomatologjik të bëhet pas daljës së dhëmbit të pare (zakonisht në mest ë periudhës 6 muajsh deri në 1 vjet).

Gjërat që nuk duhet të bëni para trajtimit janë më të rëndësishme se sa ato që duhet ti bëni.

  • Mos thuani fëmijëve tuaja fjalitë sikur “mos ke frikë, nuk do të dhimbë aspak” para trajtimit. Fjalitë të tilla mund të shkaktojnë frikë nënvetëdijën e fëmijeve
  • Mos e shpërbleni fëmijën tuaj me dhurata, pas vizitës stomatologjike. Shpërblimi nënkupton që fëmija juaj do të perceptojë këtë proces si një proces të vështirë
  • Do të ishte më e dobishme të mos i ndani me fëmijën tuaj përvojat tuaja personale të mira apo të këqija që i keni hasur gjatë të kaluarës në karrigën e dentistit.
  • Mos thuani fjalët e frikshme ndaj fëmijës tuaj, sikurse dhëmbët e tij do të prishen më tepër në qoftë se ai nuk dëshiron të viziton mjekun dhe pastaj të ipet gjilpëra për të nxjerrur. Sepse të gjithë këto procedura me të cilët e frikësoni fëmijën mund tju duhen ndonjërerë për trajtime të më vonshme.
  • Po ashtu mos i premtoni fëmijës tuaj se dentisti nuk do të bëj asgjë tjetër përveq se të shikoj dhëmbët e tij. Lëreni fëmijën tuaj dhe dentistin pediatrik të vendosin së bashku se çfarë të do të bëjnë në vizitën e pare.

Qëllimi i dentistëve pediatrike gjatë ekzaminimit të parë stomatologjik është që nëpërmejt pasqyrës dhe dritës të ekzaminohen të gjitha dhëmbët, e të informohen prindërit në lidhje me problemet ekzistuese si dhe mundësitë e trajtimit. Nëna dhe babai informohen rreth ushqimit dhe praktikave mbrojtëse të cilët janë ndër temat më të rëndësishme. Gjatë ekzaminimit të parë stomatologjik, pedotontistët do të fitojnë besimin e fëmijës tuaj duke u shmangur dhimbjes apo edhe falë lojrave që luajnë. Një qasje të tillë nga pedodontisti do të ndihmoj thyerjën e fobisë së tij ndaj stomatologut.

Ne ju sugjerojmë që ju duhet të sjellni fëmijën tuaj në vizitat dentare veçanërisht si prindër. Përderisa nuk ju kërkohet e kundërta fëmijën tuaj duhet të sjellni në gjendje të ngopur tek vizitat dentare. Fëmijet të cilët kanë qenë shumë të pajtueshëm gjatë trajtimeve dentare, për një moment mund të bëhen shumë të papërshtatshme për shkak se mund të lodhen apo të mërziten. Kjo gjendje, mund të ketë një ndikim negative tek vizitat e ardhshme. Për këtë arsyje nuk duhet të insistoni tek fëmijet apo edhe tek mjeku në drejtim të kryerjës së trajtimeve të shumta. Gjatë trajtimit të fëmijut tuaj nuk duhet të drejtoheni tek ai me pyetje demotivuese sikur “ a të dhemb?” “a je lodhur?”.

Dhëmbët e qumështit fillojnë të shfaqen kur foshnja është 6-8 muajsh, procesi i daljës përfundon në moshën 2-2,5 vjeç ndërsa qëndrojnë në hapsirën e gojës deri në moshën 10-12 vjeç. Goja përmbanë gjithsej 20 dhëmbë qumështi, 10 në nofullën e poshtme dhe 10 në nofullën e siperme. Meqenëse kjo periudhë është periudha më aktive e rritjes dhe zhvillimit të fëmijut atëherë dhëmbët e qumështit luajnë një rol të madh në ushqyeshmërin e fëmijut.

Procesi i daljes së dhëmbëve të qumështit përfundon në moshën 3 vjeç. Fëmija juaj tani është rritur. Është e rëndësishme që nga kjo periudhë deri në moshën 6 vjeç për të eliminuar mundësin e shfaqjes së prishjeve të dhëmbëve të mirëmbahen dhëmbët si dhe të fitohet shprehi për të pastruar dhëmbët në mënyrë të rregullt. Kontrollat stomatologjike 1 herë në 6 muaj janë gjithashtu të rëndësishme në zhvillimin dhe relaksimin e raporteve në mes të fëmijut tuaj dhe stomatologut.

 

  • Ndihmon të ushqyerit.
  • Ndihmon zhvillimin e të folurit.
  • Garanton hapësirën për dhëmbët e përhershëm
  • Orienton daljën e dhëmbëve të përhershëm.
  • Dhëmbët e shëndetshëm të qumështit janë të domosdoshëm për zhvillimin e fytyrës dhe për zhvillimin maksilo-facial.

 

Po mund të aplikohet. Pas pastrimit të prishjes së dhëmbit përmes materialeve mbushëse adekuate riformësohet dhëmbi i qumështit.

Në ShBA dhe shtete të tjera të zhivilluara, është përcaktuar se metoda më efektive për të parandaluar rritjen e prishjeve të dhëmbëve është aplikimë i rregullt i fluoridit. (The American Academy of Pediatric Dentistry – Guideline on Fluoride Therapy).

Aplikimi i fluorit është një metodë e cila aplikohet në formë të gellit apo lyerjes në sipërfaqen e dhëmbit me qëllim që prishjet e dhëmbit të kontrollohen në fazën fillestare, të sigorohet mbrojtja e smaltit të dhëmbit nga acidet e dhëmshme si dhe parandalimi i prishjeve të reja të dhëmbëve.

Prishja e dhëmbit, shfaqet si pasojë e mikroorganizmave të vendosura mbi dhëmbët të cilët nuk pastrohen në mënyrë adekuate për një periudhë kohore të gjatë. Mënyra më efikase për të parandaluar prishjet është sigurisht përfitimi i shprehisë së pastrimit të dhëmbëve në mënyrë të rregullt dhe me kujdes.

Në rast se aplikohet saktësisht nuk do të ketë asnjë efekt anësore.

Aplikimi i Fluorit është një trajtim parandaluese mjaft i thjeshtë dhe pa dhimbje. Zgjat rreth 3-5 minuta varrësisht nga marrdhënia e përshtatshme e fëmijut me mjekun.

“Fissurat” ose plasat të cilët gjenden në sipërfaqen e përtypjes janë zakonisht vendi në të cilën fillojnë prishjet e dhëmbit, ata mund të mbulohen përmes mbuluesit të fissurave para se të shfaqet prishja e dhëmbit. Aplikimi i mbuluesit të fissurave, është një metodë mjaft efikas kundër prishjeve të dhëmbëve.

Mbuluesi i fissurave i referohet materialit mbrojtëse i cili mbulon plasat (fissurat) të cilët paraqiten në sipërfaqen e përtypjes së molarëve ku furça e dhëmbëve nuk mund të arrijë.

Aplikimi i mbuluesit të fissurave eshtë një proces mjaft i lehtë dhe pa dhimbje. Aplikimi i mbuluesit të fissurave zgjat rreth 3-5 minuta varrësisht nga marrdhënia e përshtatshme e fëmijut me mjekun.

Dhëmbët e qumshtit fillojnë të zëvendësohen me dhëmbët e përhershëm duke filluar në moshën 6-8 vjeç. Ky proces i ndërrimit të dhëmbëve vazhdon deri në moshën 12 vjeç.Dhëmbët e qumështit fillojnë të lëkunden si rezultat i dhëmbit të përhershëm që vjen nga fundi duke shkrirë rrënjën e tij dhe kryesisht bien vetvetiu. Ndonjëherë dhëmbi i qumështit nuk lëkundet, nuk bie dhe dhëmbi që vjen nga poshtë shfaqet në një vend tjetër të gojës. Në këtë rast dhëmbi i qumështit duhet të nxirret.

Jo, por gjatë nxjerrjes mund të shfaqet dhimbja, prandaj për të shmangur dhimbjes duhet të aplikohet anestezioni. Fëmijet në përgjithësi kanë frikë nga gjilpëra, prandaj për të minimizuar dhimbjen nga gjilpëra e anestezionit, në klinikën tonë, së pari aplikohet sprej anestezik tek mishi i dhëmbit që të pihet ky regjion dhe pastaj aplikohet anestezioni për të realizuar nxjerrjen me lehtësi.