Logo Loading

Mund të ndodhë që si pasojë e shkaktarëve të ndryshme të humbim dhëmbët të cilët rrisinë kualitetin jetësorë tonë të përditshëm. Me qëllim që të rifitohet funksioni i dhëmbëve të humbura dhe rikthimi i pamjes nga këndvështrimi estetik, ne në klinikën tonë ju ofrojmë pacientëve  trajtimin e protezave të lëvizshme dentare. Në këtë mënyrë duke e përmirësuar shëndetin oral të humbur në masë të madhe njëkohësisht mundësohet edhe mbështetja psiqike për personat të cilët kanë qenë të detyruar të jetojnë me dhëmbët e humbura apo të shkatërruara në publik. Sepse edhe nëse kjo ndodh për vetëm një periudhë të shkurtër personat që detyrohen të jetojnë në këtë mënyrë, para se të gjithash harrojnë të buzëqeshin. Rifitoni buzëqeshjen tuaj me Dentaristo, sepse buzëqeshja juaj ju identifikon.

Pacientëve që ju mungon një ose më shumë dhëmbë, tek të cilat nuk mund të aplikohet trajtimi i implantit për arsye të ndryshme, me qëllim të rifitimit të fuksioneve orale si dhe pamjes estetike mund të aplikohen protezat e lëvizshme dentare. Meqenëse këto proteza mund të hiqen e të vendosen nga vetë pacienti, ato emërtohen si proteza të lëvizshme. Mund të klasifikohen në tri loje të ndryshme:

  • Protezat Totale
  • Protezat e Pjesërrishme (Parciale)
  • Protezat e Përkohshme (Immediat)

Është lloji i protezave i cili vendoset në nofullën e poshtme apo të sipërme në rastet e mungesës totale të dhëmbëve. Në këtë menyrë rikthehet funksioni i përtypjes së pacinetit që eshtë humbur për shkak të mungesës së dhëmbëve po ashtu eliminohen çrregullimet në të folurit dhe problemet estetike.

Është lloj i protezave që nëpërmjet kapësve metalike lidhen me dhëmbët tjerë të shëndetshme të gojës në rastet e humbjes së pjesërishme të dhëmbëve. Nëpërmjet kësaj protezë plotësohen jo vetëm dhëmbët por edhe indet mbështetëse të cilat kanë humbur masë për shkak të resorbimit kockor. Një protezë e planifikuar në mënyrë korrekte gjithashtu e toleron në një masë të caktuar rrudhat dhe shembjet e indeve të buta veçanërisht në rajonin e buzëve dhe të faqev të pacinetit të cilët paraqiten me kalimin e moshës.

Në rastet kur duhet të nxjerren të gjitha dhëmbët kryesore , dhe nesë pacienti nuk deshiron të qëndoj pa dhëmbë atëherë përgaditen të ashtuquajtura “protezat e përkohshme imediate” që mund të vendosen menjeherë pas nxjerrjes së dhëmbëve natyrale. Pas shërimit të mishrave të dhëmbëve si dhe të indeve të buta të pacinetit, fillohet me përgaditjen e protezave të përhershme të pacinetit.

Faza e përgaditjes së protezave të lëvizshme kërkon mesatarisht 5-6 seanca për matje dhe prova të ndryshme dhe kjo zgjat rreth 10 ditë. Në përdorimin e parë mund të shfaqen disa pengesa. Pas eliminimit të pengesave, pacienti kërkon një periudhë të caktuar të adaptimit. Pas adaptimit të pacinetit do të funksionojnë sikur të ishin dhëmbët natyrale.

Meqenëse protezat e lëvizshme mund të hiqen dhe të rivendosen përdorimi i tyre është më e vështirë krahas protezave tjera. Mund të vendosen lehtësisht në nofullën e poshtme dhe të sipërme por nuk ofrojnë komoditet dhe efekasitet në përtypje sikur protezat fikse.

Protezat e lëvizshme pastrohen nëpërmjet ujit me ndihmën e pastës dhe furçës së dhëmbëve. Edhe pse ekzistojnë furçat adekuate për pastrimin e protezave të lëvizshme, ato mund të pastrohen edhe nëpërmjet furçave klasike të dhëmbëve. Po ashtu disa brende prodhojnë tableta për pastrim, të cilat përdoren duke vendosur në një enë të përshtatshëm së bashku me protezat ku do të qëndrojnë për të pastruar.

Protezat e lëvizshme duhet të pastrohen me kujdes, kurrsesi nuk lejohet pastrimi me ujë të vluar. Protezat duhet të hiqen natën para fjetjes dhe të ruhen në një enë speciale. Përveç këtyre nuk duhet të harrohet se ato mund të dëmtohen në rast të rrëzimit gjatë nxjerrjes apo vendosjes në gojë ose gjatë pastrimit, prandaj duhet të keni kujdes.

Protezat e lëvizshme mund të shërbejnë për shumë vite nëse iu ofrohet higjiena dhe kujdesi i duhur. Në rastet e dobësimit apo humbjës së masës kockore, mund të shfaqen zgjërime dhe luhatje në protezë me kalimin e kohës.

Adaptimi në protezat e lëvizshme fillimisht lidhet me psiqikën e pacinetit si dhe faktorit kohor. Me kalimin e kohës lehtësohet procesi i adaptimit në proteza. Zakonisht brenda një muaji pacienti adaptohet në proteza dhe në këtë mënyrë jeta me proteza lehtësohet.

Edhe pse adaptimi në ngrënie të ushqimit me protezat e reja mund të ketë variacione në mes të individeve të ndryshme, nganjëherë kërkon një periudhë kohore deri në një muaj. Në mënyrë që të tejkalohet kjo periudhë sa më shpejtë duhet të respektohen disa rregulla si në vijim:

  • Përtypja e ngadalshme të ushqimit pa i hapur buzët
  • Futja e kafshatës së ushqimit në të dy anët e gojës duke realizuar përtypje të dy anshme
  • Të merren kafshime ushqimore të vogla në gojë
  • Në ditët e para të vendosjes së protezës për deri sa muskujt përkatëse do të riforcohen, të preferohen ushqimet të buta siç janë makaronat, perimet apo orizi
  • Edhe në ato pengesat më të vogla të vizitohet mjeku për të bërë ndërhyrje
  • Duhet të keni vendosshmëri si dhe të mos dorëzoheni gjatë kohës së adaptimit në protezat e reja të lëvizshme. Në qoft se posedoni protezë që e keni përdorur më parë, mos përdorni protezat e vjetra për të shmangur vështërsive gjatë periudhës së adaptimit në protezat e reja. Më përpjekje këmbëngulëse duhet të adaptoheni protezave tuaja të reja

Nëse masa kockore e nofullës së poshtme dhe të sipërme është e pamjaftueshme, atëherë mbajtja dhe stabilizimi i protezës do të dobësohet prandaj mund të lëvizë gjatë ngrënies së ushqimit. Në këto raste mund të përdoren ngjitëse speciale.