Era e keqe e gojës mund të shihet në çdo individ pasi që zgjohet në mëngjes. Kjo është një gjendje që mund të konsiderohet normale. Personat që vuajnë nga era e keqe e gojës, përjetojnë probleme të ndryshme në jetën e tyre sociale. Pamundësia për të biseduar me njerëzit në distanca të afërta apo mbulimi i gojës me dorë në mënyrë të vazhdueshme, janë veprimet negative që do të rezultojnë me izolim të personit nga jeta sociale. Sipas një studimi e realizuar në SHBA 50% të meshkujve si dhe 60% të femrave kanë deklaruar se vuajnë nga era e keqe e gojës me çrast përdorin produkte të ndryshme ndihmëse (sprej,etj.) për të mënjanuar këtë problem.
Era shqetësuse që mund të ndiej gjatë frymëmarrjes dhe të folurit, quhet era e keqe e gojës. Era e keqe e gojës e cila sipas terminologjisë mjekësore emërtohet halitosis mund të ketë shkaktarë të shumëfishtë të paraqitjes.
- Ushqimet të grumbulluara në mes apo rreth dhëmbëve,
- Konsumimi i duhanit apo produkteve të tij,
- Mos larja e dhëmbëve rregullisht si dhe mos përdorimi i penjëve për të pastruar dhëmbët,
- Thatësija e gojës e cila në terminologjin mjekësore quhet kserostomi,
- Përdorimi i disa barnave,
- Plagët e formuara në gojë pas nxjerrjes së dhëmbit apo pas operacionave orale dhe maksillofaciale, prishjet e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishit të dhëmbit,
- Infeksionet e sinuseve, sekrecionet postnazale dhe infeksionet e fytit.
- Çrregullimet metabolike si diabeti, refluksi gastroezofageal, si dhe kancerët shkaktojnë një erë të theksuar të gojës.
Parandalimi i erës së keqe të gojës mund të arrihet duke kushtuar vëmendje ndaj higjenës orale, larjës së dhëmbëve dhe gjuhës, pastrimit të hapsirave ndërmjet dhëmbëve si dhe nëpërmjet trajtimit të gingivitit. Përveç kësaj pacinetët që vuajnë nga era e keqe e gojës duhet të inkurajohen të zvoglojnë konsumimin e duhanit, të shmangin ushqimet të dëmshme, të përmbahen racioneve ushqimore në menyrë të rregullt dhe të vizitojnë dentistin çdo 6 muaj.
Në prani të erës së keqe të gojës së pari duhet të rishikohen rutinët ditorë të higjenës orale dhe dentare. Pas një racioni ushqimor duhet të lahen dhëmbët dhe gjuha, të përdoren penjtë për pastrimin e dhëmbeve dhe të zbatohen ndryshimet pozitive të jetës së përditshme, siç është pirja e bollshme të ujit.
Nëse era e keqe e gojës do të vazhdojë edhe pas zbatimit të ndryshimeve të tillë, atëherë duhet të konsultoheni me dentistin tuaj. Nëse dentisti juaj dyshon se era e keqe vjen si pasojë e ndonjë gjendjeje serioze përveç të atyre dhëmbëve, atëherë pacienti do të udhëzohet tek specialisti përkatës për të hulumtuar shkaktarin e erës së keqe.
Po është. Si rezultat i përcaktimit të shkaktarit të erës së keqe të gojës, do të aplikohen metodat më adekuate për trajtimin e erës së keqe nga ana e dentistit.