Logo Loading

Porcelani me bazë metalike, i referohet procedurës së zvoglimit dhe të mbështjelljes së dhëmbëve, të cilat kanë pasuar humbje masive të materialit për shkak të prishjes, thyerjes ose shkaktarëve të tjerë. Ura është procesi, kur në rast të mungesës së një ose më tepër dhëmbëve, duke e zvogluar dhëmbët fqinjë, bëhet zëvendësimi i hapësirave ndërmjetme me ndihmën e mbështjellësve speciale që do të vihen mbi ato.

Kur humbja e dhëmbit ndodhë për çfarëdo arsye dhëmbët fqinjë fillojnë të lëvizinë në drejtim të këtij hapsirë e formuar. Si rezultat shfaqen probleme në mishrat e dhëmbëve fqinjë, humbjet kockore për shkak të lëvizjeve në drjetim të kësaj hapsirë, çrregullimet estetike dhe ndryshimet në kapacitetin e përtypjes. Në qotë se kjo hapirë nuk i nënshtohet restaurimit përmes impantit ose urës për periudha kohore të gjata, si pasojë mund të shfaqen humbjet të reja në dhëmbët fqinjë.

Porcelani me bazë metalike e prodhuar për përdorime stomatologjike është një llojë e mbështjellësit në të cilën  aliazhet e ndryshme metalike shërbejnë si bazë për porcelanin. Këto janë metale të harmonizuara me dhëmbët dhe indet përreth dhëmbëve, gjithashtu janë aliazhe metalike standarde mjaftë të qëndrueshme.

Kurora porcelani me bazë metalike në stomatologji zakonisht përdoret në protezat e urave. Është një llojë protezë e fortë, e qëndrueshëm, e kënaqshëm dhe estetike që përdoret zakonisht tek dhëmbët e pasme. Në regjionin e dhëmbëve të përparme të cilët kanë pritshmëri të lartë estetike preforohen më rallë. Për këto regjione preferohen aplikimet me përbërje të plotë qeramike siç janë zirkonium, Emax, apo Laminate Veneer.

  • Kurorat porcelan me bazë metalike janë mjaftë të fortë dhe qëndrojnë afatgjatë.
  • Përmbajtja nga aliazhet metalike përshtatet në mënyrë të shkëlqyeshëm me dhëmbët dhe indet përreth.
  • Duke krahasuar me kurorat me përmbajtje të plotë qeramike (zirkonium, Emax) është me çmim më të volitshëm.
  • Mbështjellësit me bazë metalike kanë një estetikë mjaftë të kënaqshëm nëse sigurohet përkushtimi i duhur.

  • Si pasojë e përmbajtjes me bazë metalike këto proteza nuk kanë strukturë transparente dhe nuk e transmetojnë dritën sikur dhëmbët natyrale.
  • Nga këndvështrimi estetik është më i pamjaftueshëm nëse krahasohet me zirkoniumin ose me porcelanin e plotë.
  • Individët me trashësi të dobët të mishërave të dhëmbëve kanë potencial të shfaqjes së një vije me ngjyrë të errët nëpër skajet e mishrave të dhëmbit
  • Për përgaditjen e protezës duhet të bëhet gërryerrje nga dhëmbi natyral.
  • Rallë herë mund të shfaqet alergji ndaj metaleve që gjenden në përmbajten e tij.

Aplikimi i porcelanit me bazë metalike përfundon brenda 2-3 seancave e cila i referohet periudhës një javore. Në këtë mënyrë ju mund të fitoni një buzëqeshje tërësisht të ri për një kohë mjaftë të shkurtër.

Ngjyra e lëkurës paraqet njërën nga kushtet që duhet të mirret parasyshë në kuadër të problemeve të ngjyrës së dhëmbëve. Ngjyra e lëkurës është shumë efektive gjatë përcaktimit të ngjyrës së procedurës që do të aplikohet. Tek individet me ngjyrë të errët të lëkurës dhëmbët shumë të bardha do të devijojnë pamjen natyrale. Ndërsa tek individet me ngjyrë të lehtë të lëkurës këto dhëmbë do të dhurojnë një pamje shumë  natyrale dhe estetike.