Rëntgeni cefalometrik është një llojë e rëntgenit dental që shërben për inçizimet gjithëpërfshirëse të kockave të kafkës në pozicionet të përparme, të pasme dhe anësore së bashku me indet e buta. Më së shpeshti kërkohet tek pacinetat me trajtim ortodontik apo tek rastet e kirurgjisë ortognatike.
- Posaçërisht përdoret gajtë planifikimit të trajtimit ortodontik,
- Është tregues i marrëdhënieve të dhëmbëve të poshtme dhe të sipërme me nofullat, me bazen e kafkës si dhe me formacionet të tjerë anatomike,
- Po ashtu në vlerësimin e marrëdhinieve të dhëmbëve dhe të kockave të nofullave me indet e buta,
- Në vlerësimin e dimensionit vertikal,
- Në aplikimet e implanteve për vlerësimet posaçërisht të nofullës së poshtme siç është kanali mandibular dhe ana laterale të regjionit të simfizës në kushtet para dhe pas operative,
- Mund të përdoret si metodë ndihmëse për vlerësimin e lokalizimit të gurrëzave të pështymës, dhe për vlerësimin e vegjetacioneve adenoide nga ana laterale me sinusin maksillar,
- Imahzet digjitale cefalometrike nëpërmjet softuereve të ndryshme përdoren posaçërisht nga ortodontistët për të analizuar pacientët.
Tema që e ngacmon mendjën e shumicës është se a do të shfaqet ndonjë dëmtim a po jo gjatë inçizimit të rëntgenit cefalometrik. Por gjithsesi gjatë inçizimit të çfarëdo rëntgeni dental nuk vjen në shprehje paraqitja e ndjenjes së dhembjes.
Ashtu siç është tek llojet e shumë rëntgeneve të tjerë të ndryshëm, shtatzënët duhet të shmangin edhe nga çfarëdo lloji të rëntgenëve dentare. Për këtë arsye içizimi i rëntgenit cefalometrik apo imçizimet të tjerë të rëntgenit duhet të bëhen në periudhën e pas lindjes. Ne ju rekomandojmë grave të cilat planifikojnë shtatzani të konsultohen me dentistin e tyre paraprakisht si dhe sipas nevojës të bëjnë inçizimin e rëntgenit panaromik për të evidentuar problemet stomatologjike para shtatzanisë. Në këtë mënyrë në rast të shfaqjes së ndonjë problemi gjatë shtatzënisë prania e inçizimit të rëntgenit panaromik do të ndihmoj në masë të madhe dentistin për të vlerësuar gjendjen aktuale.
Pacinetët tonë të cilët dëshirojnë të bëjnë inçizimin e rëntgenit panaromik, cefalometrik ose tomografinë 3D nuk kanë nevojë të bëjnë rezervim paraprake. Në klinikën tonë të gjitha llojet e rëntgeneve zgjasin afërsisht 5 minuta.
Falë teknologjisë moderne dhe aparaturave të reja është bërë të mundur që të arrihen rezultatet të mira me nivele shumë më të ulëta të rrezatimit. Rrezatimi që posedon rëntgeni digjital dentar është shumë e ulët krahas metodave tjera, meqenëse teknikat moderne kanë arritur të minimizojnë nivelet e rrezatimit.