Logo Loading

Rëntgeni panaromik është një llojë të radiografisë që mundëson identifikimin mjaftë të suksesshëm të dhëmbëve, të nofullës së poshtme dhe të sipërme, si dhe formacionet patologjike të kockave të nofullës.

Karakteristika më e rëndësishme është zbulimi i të gjitha detajeve që janë të pamundur të vërrehen përmes shikimit me sy si dhe kontribuojnë në diagnostikimin dhe trajtimin e saktë nga mjeku. Për këtë arsye pas ekzaminimit të parë të pacinetit sipas kërkesave shërben si një prej metodave më të kërkuar në drejtim të përcaktimit të trajtimit.

Tema që e ngacmon mendjën e shumicës është se a do të shfaqet ndonjë dëmtim a po jo gjatë inçizimit të rëntgenit panaromik. Por gjithsesi gjatë inçizimit të çfarëdo rëntgeni dental nuk vjen në shprehje paraqitja e ndjenjes së dhembjes.

Ashtu siç është tek llojet e shumë rëntgeneve të tjerë të ndryshëm, shtatzënët duhet të shmangin edhe nga çfarëdo lloji të rëntgenëve dentare. Për këtë arsye içizimi i rëntgenit panaromik apo imçizimet të tjerë të rëntgenit duhet të bëhen në periudhën e pas lindjes. Ne ju rekomandojmë grave të cilat planifikojnë shtatzani të konsultohen me dentistin e tyre paraprakisht si dhe sipas nevojës të bëjnë inçizimin e rëntgenit panaromik për të evidentuar problemet stomatologjike para shtatzanisë.

Pacinetët tonë të cilët dëshirojnë të bëjnë inçizimin e rëntgenit panaromik, cefalometrik ose tomografinë 3D nuk kanë nevojë të bëjnë rezervim  paraprake. Në klinikën tonë të gjitha llojet e rëntgeneve zgjasin afërsisht 5 minuta.

Falë teknologjisë moderne dhe aparaturave të reja është bërë të mundur që të arrihen rezultatet të mira me nivele shumë më të ulëta të rrezatimit. Rrezatimi që posedon rëntgeni digjital dentar është shumë e ulët krahas metodave tjera, meqenëse teknikat moderne kanë arritur të minimizojnë nivelet e rrezatimit.