Logo Loading

Buzëqeshja jonë është një faktor shumë i rëndësishëm në komunikimin tonë me njerëzit. Çrregullimet e ngjyrës dhe të formës së dhëmbëve mund të rezultojnë me probleme që arrijnë deri në shfaqjen e sëmundje psiqike tek individët. Hulumtimet kanë treguar se personat që i besojnë buzëqeshjes së tyre janë shumë më të lumtur dhe të suksesshëm në jetën e tyre të përditshëm, sociale dhe profesionale duke krahasuar me personat të tjerë.

Estetika dentare është e domosdoshme për estetikën e fytyrës. Stomatologjia estetike është një studim shkencor shumë i ndjeshëm.

Nuk duhet të sakrifikohet shëndeti për të përfituar një pamje ideale. Laminate Veneerët që na mundësojnë përfitimin e estetikës së dëshiruar me humbje minimale të lëndës strukturore, janë fleta të holla porcelani që ngjiten në sipërfaqen e përparme të dhëmbit.

Të jetoni me dhëmbët e shëmtuara nuk është fat por është zgjedhja juaj.

Në vitet e fundit trajtimi më i favorizuar i stomatologjisë estetike është aplikimi i metodës së fasetave porcelane. Metoda e fasetave porcelane është një metodë e  trajtimit të estetikës dentare në të cilën  pas gërryerjeve minimale rreth 0,3-0,5 mm në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve ngjiten porcelanët në formë të thonjëve për mbjellje përmes ngjitësve speciale të cilat përgaditen sipas përmasave të marrura paraprakisht.

Karakteristika më e rëndësishme e cila e veçonë trajtimin e fasetave porcelane nga këllëfet porcelan, është fakti që fasetat porcelane janë shumë të holla prandaj mund të reflektojnë ngjyrën  e dhëmbit që gjendet ndër. Në këtë mënyrë përfitimi i buzëqeshjës natyrale do të arrihet spontanisht.

  • Faseta Laminate Veneer është shumë e përafërt me dhëmbin natyral nga aspekti i ngjyrës dhe pamjes. Është shumë e vështirë që të dallohet prezenca e tyre nese janë përzgjedur ngjyrat natyrale.
  • Prodhohen nga materiale të forta, rezistente ndaj ndryshimeve të ngjyrës si dhe të qëndrueshme.
  • Ndërhyrjet që bëhen në sipërfaqen e dhëmbëve ose janë korigjimet minimale ose nuk bëhen fare. Sasi që mund të eliminohet nga sipërfaqja e dhëmbit është kufizuar me 0,3-0,7 mm. Në këtë mënyrë nuk do të kete nevojë të bëhet prerja (ose zvoglimi) e ndonjë dhëmbi.
  • Siperfaqja e porcelenit është e lëmuar dhe për këtë arsye kjo e minimizon njollosjet e shkaktuar nga pirja e duhanit dhe arsye të ngjashme si dhe formimin e gurrëzave të dhëmbëve.
  • Nuk e ndryshon ngjyrën nën ndikimin e faktorëve të jashtme siç është kafeja, çaji ose duhani.
  • Për shkak se janë të holla dhe të tejdukshme mundësojnë transmetimin e dritës si dhe dhurojnë një pamje plotësisht natyrale tek dhëmbët ku aplikohen.

  • Kanë kosto më të lartë krahas trajtimeve të tjera alternative.
  • Është një metodë e ndjeshme.
  • Kërkon një punë e përsosur klinike dhe labaratorike.
  • Mjeku dhe tekniku dentar duhet të kenë njohuri teknike gjithëpërfshirëse në këtë temë si dhe të kenë talent artistike të shkëlqyeshme.

  • Në ato raste kur duhet të plotësohen zbrastësirat në mes të dhëmbëve, të bëhet riformësimi dhe  rritja e gjatësisë së dhëmbëve,
  • Për të trajtuar dhëmbët e thyerra dhe të çara,
  • Tek pacientat që nuk janë të kënaqur me ngjyrën e dhëmbëve të tyre, ata që kanë dhëmbët të ngjyrosura për shkak të përdorimit të antibiotikëve si dhe pacinetat që dëshirojnë zbardhim të përhershëm,
  • Tek pacientët që nuk janë të kënaqur me buzëqeshjen e tyre përdoren për të dizajnuar një buzëqeshje perfekte,
  • Mund të përdoret si një alternativë ndaj veshjeve porcelane për korrigjimin e dhëmbëve lehtësisht të shtrembër.

Në ekzaminimin e parë merret masa nga pacineti para se të prehen dhëmbët. Përmes këtij modeli të përfituar përpunohet aplikimi mock-up (projekti provues) në kushte labaratorike prej një materiali special. Para se të bëhet prerja e dhëmbëve tuaj ju mund të shihni se si do të duken dhëmbët tuaja në gojën tuaj përmes një modeli 3 dimanzional e përgaditur posaçërisht për ju. Më pastaj bëhet gërryerja e dhëmbëve dhe përmes një materili të ndjeshëm matëse përsëritet matja. Ndërsa në vizitën tuaj të ardhshme  laminat vendosen në dhëmbët tuaja.

Aplikimi i Laminate Veneer përfundon brenda 2-3 seancave e cila i referohet kohëzgjatjes një javore – deri në dhjetë ditë. Në këtë mënyrë ju mund të fitoni një buzëqeshje tërësisht të ri për një kohë mjaftë të shkurtër.

Ngjyra e lëkurës paraqet njërën nga kushtet që duhet të mirret parasyshë në kuadër të problemeve të ngjyrës së dhëmbëve. Ngjyra e lëkurës është shumë efektive gjatë përcaktimit të ngjyrës së procedurës që do të aplikohet. Tek individet me ngjyrë të errët të lëkurës dhëmbët shumë të bardha do të devijojnë pamjen natyrale. Ndërsa tek individet me ngjyrë të lehtë të lëkurës këto dhëmbë do të dhurojnë një pamje shumë  natyrale dhe estetike.