Dhëmbët e munguar mund të jenë të lezetshëm vetëm tek fëmijët. Dhëmbët të munguar tek të rriturit mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore si dhe shqetësime estetike. Aplikimi i implanteve dentare është metoda më e mirë për të zëvendësuar dhëmbët e humbur. Pas procedurës së vendosjes së implantit tonë ju mund verifikoni vlefshmërinë e çertifikatave tona në nivelin botëror dhe mund të verifikoni sigurinë e informacionit rreth tyre.
Implanti dentar është një rrënjë artificiale e krijuar për të zëvendësuar atë natyror. Ato janë vida titaniumi që janë të përshtatshëm biologjikisht për të futur në nofull.
Pacienti ynë i cili nënshtorhet imlantologjisë dentare fillimisht iu bëhet rrezatimi i tomografisë me pajisjën tonë dixhitale 3D dhe kështu implantet më të përshtatshme vendosen në mjedisin digjital dhe realizohet planifikimi profesional të implanteve.
Pacientit iu ipet anestezion lokal në zonat ku do të vendoset implanti, implantet vendosen brenda 15-20 minutash. Implantet e titaniumit kanë një afat kohor prej 2,5- 4 muaj për të bashkuar me kockën e nofullës.
Pas periudhës së pritjës, fillon faza e dytë ku realizohet vendosja e dhëmbëve të protezës mbi implante, zirkoni apo e-max. Në këtë mënyrë përfundon trajtimi i implantit dhe pacienti ynë ndahet me rezultat të kënaqshëm.
Jo, nuk ndihet, është pa dhimbje pasi vetëm zona ku do të bëhet implanti dentar është i mpirë nën anestezionit lokal. Sa i përket vështërsisë, secili pacient dallon nga aspekti i anatomisë dhe metabolizmit. Trajtimi dhe planifikimi i implantit për secilin pacient mund të jetë i ndryshëm po ashtu struktura dhe sasia e kockave mund të ketë dallueshmëri.
- Trajtimi i implantit krahas metodave tjera është shumë më e fortë dhe më e besueshme.
- Bën të mundur zëvendësimin e dhëmbit që mungon pa prekur e dëmtuar dhëmbët e tjerë.
- Meqenëse ka një dukje natyrale, nuk shkakton ndonjë përkeqësim tek struktura e gojës dhe të dhëmbit.
- Meqenëse mund të kryejë funksionimin e plotë të përtypjes, kjo e bën të mundur që njerëzit të ushqehen sipas dëshirave tyre.
- Respekti dhe besimi do të përmirësohen, sepse nuk do të keni nevojë të shqëtësoheni për mungesën e dhëmbëve.
- Jetëgjatësia e implantit në gojë është shumë më e qëndrueshme në krahas me metoda tjera të trajtimit.
- Pas procedurës së trajtimit dhëmbët pastrohen lehtë. Meqë nuk kanë ndryshim nga dhëmbët e natyral, të njëjtat metoda mund gjatë procedurës së pastrimit.
- Ju mundëson ti tejkaloni kufizimet tuaja në jetën tuaj të përditshme sikur në të folurit dhe të qeshurit, me një rritje pasuese në cilësinë e jetës.
- Disavantazhi më i madh është ndërlikimet që mund të lindin si pasojë i aplikimeve të gabuara dhe joadekuate. Inflamacionet mund të retultojnë në humbjen e implantit si dhe indit të shëndetshëm kockor.
- Mos planifikimi i duhur mund të krijojë probleme estetike edhe pas arritjës së një procedure të suksesshme kirurgjikale.
- Pas ndërhyrjes kirurgjikale, në disa raste të komplikuara mund të shfaqen dhimbje, ënjtje mavijosje. Sidoqoftë të gjitha janë probleme që tejkalohen me kohë.
- Në raste të një dhëmbi të humbur.
- Në raste të shumë dhëmbëve të humbur.
- Në raste të edentulizmit, humbjes së plotë të dhëmbëve.
- Për të siguruar qëndrueshmërinë e protazave të lëvizshme në raste të humbjes së plotë të dhëmbëve.
- Në pacientët që nuk dëshirojnë të përdorin protezat e lëvizshme.
Implantet mund të aplikohen në të gjithë individët që e kanë përfunduar zhvillimin e nofullës. Me fjalë të tjera, çdokush që e ka përfunduar fazën e rritjes,në mënyrë tipike 16-17 vjec për femrat, 18 për meshkujt, mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti. Të rriturit nuk kanë një kufi të moshës së sipërme. Implantet dentare mund të aplikohen për secilin individ që gezon një shëndet të mirë.
Në ditët e sotme implantet, të cilat janë konsiderohen si alternativa më e mirë ndaj dhëmbëve natyrale, aplikohen në të gjithë botën me një normë suksesi prej 98%. Titani, e cila është biokompatibueshëm trupin e njeriut, përdoret në prodhimin e implanteve me rrënjë artificiale dentare. Titanium, i cili nuk paraqet ndonjë rrezik alergjie, është një metal çmuar jo-toksik.
Po ju mund ti nënshtroheni trajtimit të implantit dentar. Sidoqoftë, pirja e duhanit duhët të shmangët së paku 1-2 ditë para operacionit të implantit dhe 48 orë pas operacionit. Është tejet e rëndësishme të distancoheni nga duhani sepse ka një ndikim negativ tek shërimi i indeve.
Sëmundja e diabetit, Në qoftëse është nën kontrollin e mjekut dhe pacienti merr mjekimin(ilacet) e tij regullisht atëhere niveli i sheqerit në gjak mbahet brenda kufijve të caktuar. Në rast se këto regulla respektohen dhe janë në përputhje me analiza të caktuara atëhere nuk ekziston ndonjë pengesë që për pacientët diabetikë ti nënshtrohen trajtimit për implantim.
Pas aplikimit të implantit, implantit i nevojitet përafërsisht 2, 5-4 muaj kohë që të mbarojë procesin e osteointegrimit me koçken e nofullës. Pas periudhës së shërimit, brenda një harku kohor prej 2-3 javësh fillon procesi i protezimit me dhëmb mbi implant. Në këtë mënyrë pacienti e rrifiton shëndetin dhe buzëqeshjen që ëndërron.
Mund të themi se implantet, ashtu sikur si dhëmbët natyral mund të zgjasin për aq kohë sa ju kujdesëni në mënyrë të duhur për ta.
Pas trajtimit të implantit, është tejet e rëndësishme ti kushtohet një vëmendje e vecantë higjienës orale. Përvec pastrimit rutine të dhëmbëve, zona e implantuar duhet të pastruar duke e përdorur fije speciale, furca dhe dushe për gojë të rekomanduara nga mjeku. Këshillohet që të beni kontrolle periodike në dy vitet e para apo cdo 6 muaj. Udhëzimi më i sakt do të bëhet nga dentisti juaj.
Implanti është një proces më i nderlikuar dhe me një kohë zgjatje shumë me të madhe sesa proceset rutine ne klinike, përvec kesaj ka dhe një përbërje me një metal mjaft te shtrejntë, prandaj ka dhe një kosto relativisht të lartë. Sidoqoftë, trajtimi i implantit rrit cilësinë e jetës dhe ofron zgjidhje afatgjata për pacientët.