Logo Loading

Në departamentin e kirurgjisë orale, dentare dhe maksilofaciale, bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi kirurgjikal i të gjitha llojeve të sëmundjeve që përfshin trajtimin të të gjitha indeve të buta në hapsirën e gojës (gjuha, faqet, buzet dhe gjendrat e pështymës, etj), dhëmbëve, nofullave si dhe nyjeve të nofullës.

Kirurgjia Orale dhe Maksilofaciale është një degë e kirurgjisë stomatologjike që merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, dëmtimeve dhe deformiteteve të gojës, dhëmbëve dhe nofullave.

  • Nxerrja e dhëmbëve të pjekurisë apo të komplikuar
  • Trajtimi i kistave në nofulla
  • Trajtimi i lezioneve në kocka të cilët kanë origjinë dentare
  • Aplikimi i implanteve dentare
  • Korrigjimi i nevojshëm i indeve të forta dhe të buta gjatë ndërhyrjeve dentare
  • Korrigjimi i indeve të forta dhe të buta para procesit të protezes dentare
  • Trajtimi i frakturave të ndryshme në zonën e nofullës dhe fytyrës
  • Trajtimi mjekësor dhe kirrurgjikal të sëmundjeve të gjëndrave të pështymës
  • Korrigjimi i deformimeve me metoda kirurgjikale që shkaktojnë çrregullime estetike dhe funksionale në zonën gojës, nofullës dhe fytyrës
  • Trajtimi i nekrosës së kockave të nofullës të shkaktuara nga aplikimi i barnave dhe rrezatimit gjatë trajtimit të kancerit

 

Dhëmbët e pjekurisë apo të moshës 20 vjeçare janë molarët e tretë që shfaqen gjatë periudhës ndërmjet 17-26 vjeç.

Dhëmbët që nuk mund të pozicionohen në gojë për shkaqe të ndryshme, megjithëse është koha për rritjen e tyre, quhen “dhëmbë të impaktuar”. Po ashtu të njohur edhe si (dhëmbët e mençura) janë ndër dhëmbët më të zakonshëm të impaktuar.

Në qoftë se molarët e tretë nuk kanë hapsirë të mjaftueshme në gojë për të dalur edhe pse personi ka mbërri në moshën 25 vjeçare, atëherë këto dhëmbë quhen “dhëmbë të impaktuar”.

Nëse molarët e tretë nuk kanë dalur ende, ju mund të vizitoni dentistin tuaj për të marrë informacion rreth gjendjes në mënyrë që të siguroheni se dhëmbi përgjgegjës të nxirret para se të shfaqen probleme të tilla si dhimbje, ënjtje, infeksione, prishje dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve që shfaqen  nga dhëmbët e impaktuar.

Nuk është e domosdoshme heqja e dhëmbit të shëndetshëm e pjekurisë së moshes 20 vjecare në qoftëse është pozicionuar në vendin e duhur.

Pas procedurës së nxjerrjes, mund të ketë dhimbje, enjtje dhe mund të krijohen vrragë të mavijosura. Këto reagime ndryshojnë nga person në tjetrin. Mjeku juaj do t’ju ​​përshkruajë ilaçe të ndryshme për komoditetin tuaj me qëllim të parandalimit të dhimbjeve, enjtjeve dhe infekcioneve. Aplikimi i kompresave të akullit në 24 orët të para do të ju relaksojë, dhe do të minimizojë formimin e ënjtjes dhe vrragëve të mavijosura.

Kistet odontogjene (me origjinë të jashtëm) formohen kudo në gojë. Mund të vërehen nga pacienti si pasojë e paraqitjes së dhimbjes apo rritjes, ose mund të arrijnë në  madhësi mjaft të mëdha duke qenë jo të dallueshme fare për pacinetin. Ndonëse metodat e trajtimit ndryshojnë në vartësi të zonës dhe madhësisë së kistës së nofullës, ato duhet të largohen nga kirurgët oral dhe dentarë.

Kistat që burojnë nga dhëmbët janë zakonisht formacione beninje me rritje të ngadalshëm. Gjithsesi, nëse nuk aplikohet ndërhyrja në kohën e duhur, mund të arrijë në një madhësi shumë të madhe dhe të dëmtojë formacionet normale anatomike si sinuset, zgavra e hundës dhe nervat ose të shëndërrohet në tumore malinje.

Parandërhyrjes kirurgjikale, aplikohet trajtimi i kanalit të rrënjës tek dhëmbët në zonën ku ndodhet kisti. Në përgjithësi, anestezioni lokal është e mjaftueshme për heqjen e kistit. Anestezioni e përgjithshme mund të aplikohet për të hequr kistat me përmasa shumë të mëdhaja. Pjesa e hequr absolutisht duhet të dërgohet në patologji për ekzaminim.

Është një nga procedurat e kirurgjikale endodontike që aplikohet në raste kur trajtimi i kanalit rrënjësor nuk është i mjaftueshëm apo i përshtatshëm. Rezeksioni apikal është proces i eliminimit të majës së rrënjës, pastrimit të inflamacionit dhe indit kockor të prekur nga inflamacioni dhe proces i heqjes së kistes së formuar. Mund të aplikohet në të gjitha dhëmbët. Operacioni që kryhet me anestezion lokal, zgjat rreth 30 minuta.

Në këtë procedurë e quajtur rezeksion apikal, maja e rrënjës së dhëmbit hiqet duke e prerë mishin. Kisti dhe indet e infektuara rreth majës së rrënjes hiqen me prerje. Pasi që pastrohet kanali i rrënjës së dhëmbit bëhet sërish procedura e mbushjes, mishi i dhëmbit rivendoset në vendin e duhur dhe pas qepjës operacioni përfundon.

Pacientët nuk ndiejnë ndonjë dhimbje në procedurën e rezeksionit apikal të kryer nën anestezionit lokal. Zakonisht zhvillohet enjtja në pjesën e faqës së pacientëve dhe kjo mund të zgjasë 2-3 ditë. Në qoft se pacientët përmbahen rekomandimeve të trajtimit me barna, nuk do të vuajnë nga ankesat e mundshme.

Tek pacientët me humbje kockore për arsye të ndryshme mund të kete nevojë që përmes ndërhyrjeve të jashtme të stimulohet formimi i kockor. Posaçërisht nëse do të bëhet implanti sasia kockore përreth tij është shumë e rëndësishme. Nëse nuk kas sasi kockore të mjaftueshme, sasia kockore mund të rritet përmes pluhurit kockash ose indit kockor e siguruar nga vetë pacineti. Pluhuri kockash mund të ketë origjinë humane, shtazore apo të prodhohet në mënyrë sintetike.

  • Nëse nuk ka kockë të mjaftueshme për aplikimin e implantit,
  • Nëse duhet të bëhet ngritja e sinusit para se të bëhet implanti,
  • Nëse implanti do të aplikohet në të njëjtën seancë me nxjerrjen e dhëmbit,
  • Me qëllim që të përshpejtohet shërimi pas operacioneve të kistave nëse ka humbje të mëdhaja kockore

Sinusi i referohet zbrazëtirës së ajrit. Janë gjithsej dhjetë sinuse, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë. Gjatë trajtimeve dentare ne më tepër jemi të interesuar për sinuset maksillare që gjenden në pjesët anësore të hundës.

Në nofullën e sipërme pjesa ku gjenden dhëmbët molarë me rrënjet e tyre jane fqinjë me sinusin maksillar. Me nxjerrjen e këtyre dhëmbëve dyshemeja e sinusit shembet nga poshtë dhe kjo rezulton me humbje kockore në këtë regjion. Në qoft se dëshirohet të bëhet implanti për të zëvendësuar dhëmbët e humbur do të duhet që dyshemeja e sinusit të zhvendoset sërish lartë për të sigurur sasi të mjaftueshme të indit kockor.

Sinüs Lifting i Hapur

Ekzistojnë dy llojë të teknikave të operacionit:

  1. Sinus liftingu lateral (Liftingu i Hapur): Membrana e sinusit ngrihet lartë duke hapur një dritare të vogël  në indin kockor të faqes anësore të murit fqinjë të sinusit. Në hapësirën e ndërmjetme të formuar shtohen pluhur kockash dhe priten 6 muaj për formimin kockor. Më vonë bëhet aplikimi i implantit.
  2. Sinus liftingu internal (Liftingu i mbyllur): Në këtë metodë memrana e sinusit arrihet nga foleja ku do të aplikohet implanti. Me ndihmën e instrumenteve të topitura membrana e sinusit ngrihet lartë dhe pluhuri kockash vendoset nga foleja e hapur. Më vonë bëhet vendosja e implantit.

Sinus Lifting i Mbyllur

  • Procesi i liftingut të mbyllur është shumë më i thjeshtë dhe lehtë.
  • Në procesin e  liftingut të  mbyllur implanti vendoset në të njëjtën kohë. Pra nuk nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale sekondare.
  • Ankesat post-operative të pacinetëve janë më të ralla tek liftingu i mbyllur.
  • Për deri sa në operacionin e liftingut të mbyllur sinusi mund të ngrihet mesatarisht rreth 3-5 mm, në operacionin e liftingut të hapur sinusi mund të ngrihet mesatarisht rreth 10-12 mm.
  • Në operacionin e liftingut të mbyllur punohet në një zonë të padukshëm dhe ne nuk mund të shohim nëse dëmtohet memrana e sinusit.
  • Gjatë operacionit të liftingut të hapur nëse shfaqet ndonjë çarje në membranën e sinusit kjo mund të shihet lehtësisht dhe trajtimi vazhdon në përputhje me madhësinë e çarjes.

  • Tamponi duhet të kafshohet për gjysëm orë.
  • Në 48 orët e para duhet të bëhet kompresion me akull në regjionin ku është aplikuar sinus liftingu.
  • Duhet të shmanget nga ambinetet shumë të nxehta për dy javë ( dhushi i nxehtë, hamam turke).
  • Duhet të distancohet nga pijet e nxehta dhe ushqimet e ngurta.
  • Ju duhet të përdorni në mënyrë të rregullt barnat e përshkruara nga mjeku juaj.
  • Duhet pasur kujdes për të mos teshtitur dhe të mos pastruar hundën me presion. Nëse do të keni nevojë për të teshtitur, formimi i presionit mund të parandalohet duke teshtitur me gojë të hapur.
  • Mundësisht në dy javët e para të mos preferohen udhëtimet ajrore dhe zhytjet nën ujë.