Dhëmbet e bardhë dhe të rreshtuara me shumë shkathtësi që shohim tek artistët dhe aktorët në vitet e fundit në të vërtetë janë veprat estetike të dentistëve. Metodat e trajtimit që aplikohen tek dhëmbët të zverdhuara me kohë apo dhëmbët të ngjyrosura për shkak të neglizhencës së higjenës, sot kërkohen edhe nga personat të cilat adhurojnë këto persona me famë. Metoda e-max e cila dominon në kuadër të fasetave estetike, më së shpeshti aplikohet tek dhëmbët prerëse të përparme. Emax nuk aplikohet tek dhëmbët të pashëndetshëm apo që përpiqen të rifitohen, por aplikohet tek ato me pamje jo estetike dhe mjaft të pakëndshme për personin. Për shkak se nuk është shumë e qëndrushme, kurora emax nuk gjen dot një përdorim të gjërë tek dhëmbët e pasme. Metodat e trajtimit si implanti apo zirkoniumi të cilat janë më të përhershme dhe më të forta, preferohen tek humbjet e dhëmbëve apo kariesi dentar nëpër zonat e pasme të gojës.
Kurorat E-max (Full Porcelane), janë kurorat më të përsosura nga aspketi estetik, të cilat kanë infrastrukturë e përbërë nga porcelani i përforcuar ose tërësisht të përforcuara nga porcelani në formë të blloqeve. Këto kurora nuk kanë infrastukturë metalike apo zirkoniumi si në kurorar të tjerë. Fazat laboratorike realizohen me skaner dhe printerë të specializuara e të mbështetura me sisteme kompjuterike më të sofistikuara (CAD-Cam). Prandaj janë aplikacione mjaftë të ndjeshëm nga aspekti teknik.
Duke krahasuar me materialet alternative ato preferohen për shkak të epërsisë estetike, veçanërisht tek dhëmbët e grupit të përparme në të cilët estetika është shumë e rëndësishme, pastaj tek veshjet e një dhëmbë të vetëm ose rallë herë në urat e shkurtëra ku mungojnë një apo dy dhëmbë si dhe tek dhëmbët me humbje të mëdhaja të materialit të cilët nuk mund të laminizohen.
- Dhuron estetik më të përafërt me dhëmbët natyral për shkak të transmetueshmërisë së lartë të dritës
- Nuk shkakton njolla të hirtë ose vjollce në nivel të mishit të dhëmbit
- Do të shkakton më pak abrazion në dhëmbë në krahasim me kurorat me bazë zirkoniumi apo metali
- Nuk vërehen reaksione alergjike
- Kanë përqueshmëri të ulët të nxehtit dhe të ftohtit
- Për shkak të strukturës së brishtë nuk preferohen tek dhëmbët e pasme bluarëse
- Janë më të kushtueshme krahasim me kurorat të tjerë
- Tek ngjyrosjet të shkaktuara nga antibiotiku, fluori dhe mosha,
- Tek rezultatet e pasukseshëm të zbardhjes së dhëmbëve me trajtim të kanalit,
- Tek dhëmbët me çrregullime të lindura të indeve dhe të deformiteteve,
- Tek dhëmbët të pozicionuara në mënyrë të çrregullta,
- Tek dhëmbët të rreshtuara me zbrastësira,
- Tek dhëmbët të cilët me kalimin e kohës gërryhen fizikisht dhe kimikisht,
- Mundësi të impresionit tek dizajnimi i buzëqeshjes dhe të kërkesave të shumta për restaurim.
Zbatimi i kurorës E-Max përfundon në 2-3 seanca ose në 1 javë deri në 10 ditë. Kështu ju do të fitoni një buzëqeshje tërësisht të re për një periudhë kohore shumë të shkurtër.
Një qështje tjetër që duhet të merrët parasysh tek problemet e ngjyrës së dhëmbëve është gjithashtu ngjyra e lëkurës së personit. Ngjyra e lekurës është një parametër shumë efektive gjatë përcaktimit të ngjyrës adekuate për trajtim. Dhëmbët me ngjyrë shumë të lehtë do të shkaktojnë një pamje jo të natyrshëm tek individët me ngjyrë të errët të lëkurës. Ndërsa tek individët me ngjyrë të lehte të lëkurës, këta dhëmb do të duken shumë më natyralë dhe estetikë.