Në ditët e sotme secili ka të drejtë të kërkoj një buzëqeshje perfekte. Falë vetëdijësimit të njerëzve për kujdesin shëndetësore dhe estetikën, është vënë në re edhe kujdesi dentar sikurse pesha truprore ideale apo vlerat tjerë shëndetësore pa diskriminim gjinore. Tani, vizitat stomatologjike bëhen jo vetëm për shkak të prishjes së dhëmbëve, por gjithashtu për të pasur një buzëqeshje brilante. Me zhvillimin e metodave dhe materialeve të reja në fushën e stomatologjisë, nëpërmjet mbushjeve estetike si në dhëmbët e përparme, ashtu edhe në dhëmbët e pasme përfitohen buzëqeshjet estetike dhe natyrale.