Gërhitja që mund të paraqitet me çfarëdo arsyje është një pengesë në masë të madhe të rendimentit të gjumit. Për shkak se trupi nuk do të pushoj plotësisht gjatë gjumit, dita në vijim mund të përcjellet me probleme siç janë vështërsitë e përqëndrimit, dobësia, problemet e fokusimit. Mesatarisht 45 në çdo 100 njerëz kanë probleme me gërhitje. Ekzistojnë shkaktarë të ndryshëm të gërhitjes. Pesha trupore e cila nuk shkakton ndonjë dëm, pozicioni i shtrirjes janë shkaqet që mund të ndikojnë në paraqitjen e gërhitjes.
Gjatë gjumit me relaksimin e fytit, qiellzës së butë, gjuhëzës dhe bajameve, indi i butë në këtë regjion do të pësoj dridhje si pasoj e frymë shkëmbimit. Zëri që del nga indi i butë nën ndikimin e dridhjeve definohet si gërhitje.
- Mbipesha,
- Konsumimi i shpeshtë të alkoolit dhe të duhanit,
- Stresi ekstrem,
- Përdorimi i qetësuesve dhe relaksuesëve të muskujve,
- Faktori Gjenetik.
Ankesat e gërhitjes mund të eliminohen duke përdorur një pajisje gërhitës që vendoset në dhëmbët tuaj të poshtëm dhe të sipërm. Kjo metodë është mjaft efektive edhe po ashtu ka kosto më të volitshme duke krahasuar me metodat të tjera (kirurgjikale, Maska CPAP ). Nuk kërkon asnjë ndërhyrje kirurgjikale si dhe pajisja mund të bartet lehtësisht kudo që ju shkoni.
Proteza e gërhitjes e cila përdoret natën gjatë gjumit dhe vendoset në dhëmbët duke e pozicionuar nofullën e poshtme në drejtim përpara dhe poshtë e cila mundëson tendosjen e indeve të relaksuara me qëllim që të lirohet rruga ajrore. Në këtë mënyrë ndalohet gërhitja dhe apnea e gjumit. Përcaktimi i diagnozës në fazat sa më të hershme, do të shkurtoj aq më tepër kohëzgjatjen e trajtimit.
- Përdorimi është i lehtë dhe i rehatshëm
- Që nga momenti i fillimit të përdorimit e zvoglon gërhitjen dhe apnean e gjumit (shpeshherë që nga nata e parë reduktohet gërhitja dhe apnea e gjumit). Efektet kryesore vërehen brenda 3-4 javësh.
- Vendoset në një enë protetike të vogël dhe lehtësisht mund të bartet në çdo vend.
- Nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale
- Është i lirë në krahasim me metodat të tjerë të trajtimit.
- Nëpër shumë studime shkencore, është përmendur se ka një efekt trajtuese.