Logo Loading

Si rezultat i hulumtimeve shkencore mbi 70% i humbjeve të dhëmbëve tek të rriturit vjen si pasojë e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve (peridontale). Në qoftë se këto sëmundje diagnostikohen në fazat e hershme, ato mund të trajtohen në mënyrë të lehtë dhe me sukses. Për këtë arsye mos harroni të bëni kontrollat dentare si dhe kontrollat të mirëmbajtjes orale çdo 6 muaj. Parandalimi apo trajtimi i sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, sjell përfitime të tilla siç janë ruajtja e  dhëmbëve natyrale, përtypje më të rahatshme si dhe digjestion më të mirë.

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, janë sëmundjet pezmatuese që prekin indet përreth mishit të dhëmbit si dhe kockat e nofullës. Sikur se për të ndërtuar një ndërtesë të fortë na nevojitet një themel të fortë; ashtu edhe për të pasur dhëmbë të shëndetshëm  ose për restaurimet të tilla si proteza ose lamina nevojiten mishërat të shëndetshëm të dhëmbëve. Edhe pse dhëmbët tuaja nuk janë të prishura, mishërat e pa shëndetshme një ditë mund të rezultojnë me humbje të dhëmbëve tuaja.

  • Gjakderdhja e mishit të dhëmbit gjatë pastrimit të dhëmbëve
  • Mishrat të skuqura, të enjtura dhe të ndjeshme
  • Mishrat e dhëmbëve që lehtësisht mund të ndahen, largohen nga dhëmbët
  • Rrjedhje inflamatoze ndërmejt dhëmbëve dhe të mishrave të dhëmbëve
  • Dhëmbët që lëkunden apo që largohen nga njëri tjetri gradualisht (formimi i hapësirave në mes të dhëmbëve apo avancimi i atyre ekzistuese
  • Ndryshimi i marrëdhënieve ndërmjet dhëmbëve të poshtme dhe të sipërme gjatë kafshimit
  • Përkeqësim apo ndryshim në përshtatjen e protezës së pjesshme
  • Erë të keqe të gojës në mënyrë të vazhdueshëm

Mishrat e shëndetshëm kanë ngjyrë roze të lehtë dhe në mënyrë të ngjeshur i mbulojnë dhëmbët.

Do të duhen disa faza për trajtimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve (periodontale). Disa prej tyre kryhen me anestezion prandaj pacienti nuk ndjen ndonjë dhimbje. Pas trajtimit mund të vërehet ndjeshmëri në dhëmbë. Këto ndjeshmëritë zhduken pas periudhës së shërimit.

Pastrimi i gurëzave të dhëmbëve është proces i largimit të gurëzave dhe të pllakës që shihet mbi mishrat e dhëmbëve e të ngjitura mbi sipërfaqet e dhëmbëve. Nuk nevojitet anestezioni gjatë kësaj procedur. Zakonisht kryhet për një seancë.

Në rast se dentisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, ju rekomandojmë që dhëmbët tuaj të pastroni cdo 6 muaj. Kjo periudhë mund të shkurtohet apo të zgjatet sipas vëzhgimeve të mjekut tuaj.

Në procesin e pastrimit të dhëmbëve largohen njollat e grumbulluara tek dhëmbët. Rrjedhimisht mund të ndjeni sikurse ngjyra e dhëmbëve tuaja është përmirësuar. Në fakt kjo është ngjyra natyrale të dhëmbëve tuaj. Nëse dëshironi një zbardhje të përsosur të dhëmbëve tuaj atëherë duhet të aplikoni procesin e zbardhjës së dhëmbëve.

  • Dhëmbët duhet të pastrohen së paku dy herë në ditë veqanërisht pas ushqimit të mengjesit dhe para fjetjes në mbrëmje.
  • Përdorimi i penjëve dentare për pastrimin e sipërfaqeve mes dhëmbësh
  • Për të parandaluar formimin e pllakave duhet të përdoret shpërlarje me gargarë.
  • Sipërfaqja e gjuhës është shumë e përshtatshme për akumulimin e mbetjeve ushqyese. ( Në mënyrë që të kompletohet pastrimi i gojës duhet gjithashtu të pastrohet edhe sipërfaqja e gjuhës).
  • Nuk duhet të anashkalohen kontrollat të regullta dentare.

Trajtimi i tërheqjes së mishrave nga dhëmbët mund të arrihet duke eliminuar ndjeshmërinë dhe dëmtimet e shkaktuara në sipërfaqen e dhëmbit. Në qoftë se tërheqja është në masa të mëdhaja atëherë mund të aplikohen metodat kirurgjikale.

Buzëqeshja e bukur dhe estetike tek individet nuk arrihet vetëm me dhëmbët e bardha dhe të rregullta. Hapi i parë drejt fitimit të  një buzëqeshje të pastërt dhe harmonike e cila do të duket mjaft të hijeshëm nga larg, arrihet përmes sigurimit të përputhshmërisë së duhur ndërmjet dhëmbëve dhe të mishrave të dhëmbëve. Estetika e mishërave të dhëmbëve është mjaft e rëndësishme për një buzëqeshje po thuaj se perfekte. Për një buzëqeshje të këndshme duhet që dhëmbët, mishrat e dhëmbëve, nofulla dhe buzët të jenë në harmoni. Sipas problemit të shfaqur në estetikën e mishrave të dhëmbëve mund të përdoren metodat e ndryshme të operacioneve. Duke riformësuar mishrat e dhëmbëve të cilat duken në masa të mëdhaja gjatë buzëqeshjes, disa të tjera duhen gjithashtu të reduktohen.

Zbuloni buzëqeshjen tuaj me DentAristo. Sepse buzëqeshja juaj ju identifikon.