Dukja e dhëmbëve është një nga faktorët kryesor në estetikën e fytyrës. Një buzëqeshje e shëndetshme dhe e bukur është tregues i fortë vetbesimi. Ajo poashtu ndikon në mënyre pozitive në komunikimin shoqëror dhe përceptimet e të tjerëve rreth jush.
Hulumtimet kanë treguar se 7% të njerëzve shmangin te qeshurit vetëm për arsye të dukjës së dhëmbëve të tyre.
Pavarësisht se sa të bukura janë dhëmbët tuaj, sado e bukur që të jetë buzëqeshja juaj nuk do të jeni të lumtur në qoftëse ngjyrën e dhëmbëve nuk e keni mjaft të bardhë. Ndryshoni buzëqeshjen me Dentaristo, sepse buzëqeshja juaj ju identifikon.
Ndërrimi i ngjyrës së dhëmbëve ndodh për shkaqe të shprehive tona ditore të ngrënies ( duhani, kafeja, caji dhe vera etj.) dhe me efektin e moshës.
Metoda më e mire e trajtimit që mund të aplikohet për të eliminuar njolla të tilla nga dhëmbët tuaja dhe për të rivendosur ngjyrën e shëndetshme të dhëmbëve është zbardhimi i dhëmbëve nën kushte klinike dhe në mbikqyrje të një dentisti.
Zbardhimi është procesi i zbardhjes së dhëmbëve e cila realizohet nën rrezeve të lazerit duke përdorur substanca kimike. Si rezultat i kësaj procedure e cila realizohet në kushte klinike dhe nën mbikqyrjen e dentistit ngjyra e dhëmbëve tuaj mund të zbardhet deri në katër apo pesë nuanca. Kjo procedur zgjat rreth 30-60minuta.
Lëreni dhëmbët tuaj të duken të bardhë në duar profesionale.
Aplikohet tek dhëmbët që kan pësuar ngjyrë pas tratjimit të kanalit rrënjë. Së pari hiqet mbushja e dhëmbit. Aplikohet xhel zbardhues në zgavrën e hapur. Pastaj dhëmbi mbyllet me mbushje të përkohshme.
Zbardhimi nën kujdesin e një dentisti nuk shkakton ndonjë dëm për dhëmbët. Në të kundërtën, këtë procedorë nuk do ta benim sikur për vetën ashtu edhe për të dashurit tanë.