Në jetën tonë të përditshme shpesh here mund të jemi të ndikuar nga stresi. Stresi po ashtu mund të shfaqet më sëmundje të ndryshme. Në jetën e përditshme të individeve rritja e intesitetit të stresit ndikon edhe trurin e personave. Në këtë mënyrë, tkurrja e muskujve përtypes e mundëson forcimin e muskujve. Forcimi i muskujve përtypes mundëson në mënyrë të pavetëdijshme veprimin e shtrëngimit të dhëmbëve, ndërsa kontakti i pavetëdijshëm të dhëmbëve mund të shkaktojë abrazionin.
Bruksizmi është shtrëngimi i dhëmbëve të shkaktuara nga lëvizjet e nofullës të cilët nuk mund të parandalohen gjatë gjumit. Kjo ndryshe quhet simptomi i kërcitjes. Edhe pse është një dukuri mjaft e shprehur në shoqëri, zakonisht është e panjohur për ata që janë duke u përballur me këtë problem. Dihet se faktorët gjenetik kanë ndikueshmëri në këtë sëmundje dhe çdo dy në pesë njerëz afektohen nga kjo sëmundje.
- Një pjesë e madhe e pacientëve e vizitojnë mjekun me ankesa të tilla si gjumë të dobët,dhimbje e nofullave në mëngjes dhe zgjim të lodhur nga gjumi.
- Dhëmbët e gërryera, të thyera apo dhëmbët e ndjeshme janë gjithashtu simptome të rendësishëm të bruksizmit. Në mënyrë të ngjashme recesioni i gingivës është një nga simptomët e përbashkët.
- Në disa raste, mund të jetë shkaktarë i plagave në gojë.
- Dhimbje në nofulla, dhimbje në kokë dhe në vesh janë ndër simpomat më të zakonshme që e rrisin dyshimin për bruksizëm.
- Dhimbja e nyjeve të nofullës.
- Edhe pse në shumicën e rasteve nuk shfaqet, dhimbja në qafë, shpinë dhe në shpatull mund të jete po ashtu një shenjë e kësaj sëmundjeje.
Shkaktari më i rëndësishëm të këtij sëmundjeje është stresi emocional të individëve. Efektet negative të stresit në trup janë vërejtur fillimisht në indet e gojës. Është vërejtur se stresi është shkaktar i bluarjës së dhëmbëve dhe faktor që e rris vrazhdësinë e tij. Bruksizmi është më i përhapur tek njerëzit që janë jashtëzakonisht të zemëruar, të përpiktë dhe të ndjeshëm. Çrregullimet në radhitjen e dhëmbëve, të quajtur malokluzion, ndodhin gjithashtu për shkak të bruksizmit. Lidhur me këtë ekzistojnë opinione të ndryshme. Disa studjues argumentojnë se kjo vjen për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të kafshimit në dhëmb, disa për shkak të një sëmundjeje në sistemin nervor dhe disa studjues argumentojnë se kjo dukuri buron nga të dy gjendjet.
Në mënyrë që të tejkaloni shqetësimet e shkaktuar nga efektet e bruksizmit dhe kërcëllimit të dhëmbëve përdoren pllaka dentare të quajtura si “pllakat e natës” të cilët përbëhen nga materiali i silikonit. Në varësi të nivelit të stresit tek këto persona gjithashtu mund të aplikohen relaksuesit të muskujve, psikoterapia dhe metodat e fizioterapisë. Megjithatë, reduktimi i stresit në jetën e përditshme është faktor kyq për suksesin e trajtimit.
Aplikimi i pllakës së natës, e cila është një metodë trajtimi që përdorët për të eleminuar dhimbjen, për të parandaluar dëmtimin e përhershëm në nyjet dhëmbëve dhe nofullave, është prodhuar në mënyrë speciale për person, nga klinika jonë të cilët përgaditën nga mjeku juaj. Vendoset midis dhëmbëve të sipërme dhe të poshtëm për të parandaluar kontaktin e dhëmbëve me njëri-tjetrin gjatë gjumit. Pllakat që parandalojnë kontaktin me dhëmbët gjatë natës duhet të mbahen çdo natë nga pacienti me mbikqyrje të rregullt. Në rast të mos përdorimit të saj nga ana e pacientëve, muskujt tkurren sërish dhe sëmundja përtërihet duke u kthyer në gjendjen e saj fillestare. Por në disa raste, përdorimi i pllakës së natës si komponent i vetëm mund të jetë i pa mjaftueshëm. Përveç kësaj, mund të kërkohen trajtime shtesë. Meqë, çmimet e pllakave të natës janë jashtëzakonisht të volitshme, pacientët këshillohen të përdorin këtë metodë për të eliminuar problemet serioze përgjithmonë.
Trajtimi i pllakave të natës mund të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj. Por kjo periudhë mund të rritet në varësi të seriozitetit të sëmundjes dhe gjendjes së ri përsëritjes të saj.